-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turisti austriak humbi rrugën në malin e Krujës, Policia e shpëton

Kryesoret

Policia e Krujës i erdhi në ndihmë një turisti austriak që kishte mbetur në malin e fshatit Kurcaj, Krujë.

Mbrëmjen e sotme, salla operative Krujë, ka marrë njofim se një shtetas austriak (turist) 68 vjeç, duke vizituar në fshatin Kurcaj, Krujë, urën e Abdyl Agës, kishte ngatërruar rrugën dhe kërkonte ndihmën e Policisë, pasi ishte ngjitur në mal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit janë nisur menjëhere për ti arrdhur në ndihmë.

Rreth orës 21:00, shërbinet e Policisë, mundën të lokalizojnë vendndodhjen e 68-vjeçarit, i cili ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

68-vjeçari ka falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin në kohë dhe ndihmën e dhënë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit