Tre vajza janë arrestuar në një qendër masazhesh në Tiranë që ishte kthyer në çerdhe prostitucioni.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan shtetaset R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. L., 23 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe.
Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit” mbyllet njoftimi.