Miliarderi amerikan Thomas Lee u gjet i vdekur në zyrën e tij në Nju Jork. Sipas mediave amerikane, tregtari dhe biznesmeni 78-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë, pasi kishte një plagë me armë zjarri. Miqtë e Lee janë shprehur të shkatërruar nga vdekja e papritur e biznesmenit.
“Ndërsa bota e njihte atë si një nga pionierët e kapitalit privat dhe një sipërmarrës të suksesshëm, ne e njihnim atë si një bashkëshort, baba, gjysh, vëlla, mik dhe filantrop i përkushtuar që i vendoste gjithmonë nevojat e të tjerëve përpara të tijat. Ne kërkojmë që të respektohet privatësia jonë”, theksoi një mik i ngushtë i familjes.
Lee u nderua gjithashtu për filantropinë e tij dhe kishte shërbyer si administrues i besuar për organizatat e shquara të artit të Nju Jorkut si Qendra Lincoln për Artet Performuese dhe Muzeu i Artit Modern. Në vitin 1996, ai dhuroi 22 milionë dollarë për Universitetin e tij për të ofruar ndihmë financiare për studentët.