Memaj deklaron se me linjat e reja pritet të ketë ndryshime të Kodit Rrugor për drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat, duke lëvizur në korsitë e dedikuara.
“Linjat me korsi të dedikuara do të lehtësojë lëvizjen dhe do të dyfishojë shpejtësinë e lëvizjes për qytetarët. Pritet të ketë ndryshime të Kodit Rrugor për shkelësit”, u shpreh ai.
Ai foli edhe për problematikat që po përballet ky sektor, nga mungesa e fuqisë punëtore dhe e skemave subvencionuese.