Tenderat vijojnë që të jenë një nga problemet kryesore për shkak të manovrave që bëhet për të shpallur fituesit për të vijuar më pas me abuzimet.
Në datë 20 shkurt është zhvilluar tenderi i Ujësjellës Kanalizime Kamëz dhe është shpallur fituesi për blerjen e matësave të ujit dhe kasetave.
Vlera e tenderit është mbi 21 milionë lekë të vjetra (2 198 802,00). Procedura ka qenë e hapur dhe fitues është shpallur kompania “HIDROFAHO SHPK” me administrator Ylli Hoxhën.
E ndërsa për këtë institucion gjithçka mund të jetë në rregull, nuk është kështu për faqen “Open Procurement Albania” që analizon tenderat, e cila ka ngritur “flamurin e kuq”.
Arsyeja e ngritjes së sinjalit të alarmit është mungesa e garës, pasi kjo ka qenë kompania e vetme që ka marrë pjesë. Gjithashtu fituesi është shpallur thuajse me fond limit, pasi ofroi 2105380 lekë nga 2198 802 që ishte vlera.