Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Kosova”. Lorik Shaqiri, i njohur si Blasta është djegur në vendin intim, pak para fillimit të prime-it.
Incidenti ndodhi kur Artani ishte duke hekurosur një bluzë e cila po mbahej nga Blasta dhe kur hekuri ka lëshuar avull, e ka djegur këtë të fundit.
Ai reagoi menjëherë, duke vrapuar në tualet e më pas produksioni mori masa për dërgimin e tij në spital. Fatmirësisht Blasta është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të rikthehet shumë shpejt në shtëpinë e BBVK.