Në një diskutim me banorët, Luizi me bindje se tha se Eva nuk do të qëndrojë gjatë në shtëpi dhe për këtë gjë do të sigurohet vetë ai.
“Unë do i vë rrobat mbi të tuat”, tha Eva. Më tha “do ma japësh gjysmën”. I thashë “pse ke marrë kaq shumë rroba?”. Tha: “E kam llogaritur të rri dy muaj këtu.” I thashë: “Ti nuk i bën as dy javë, do të të bë nder, nuk do të të lë ti hapësh të gjitha valixhet”- tha Luizi teksa po iu tregonte bisedën e tij me Evën banorëve të tjerë.
Por një reagim ka ardhur edhe nga miqtë ose familjarët e aktores, më saktë nga personi që menaxhon llogarinë e saj në Instagram.
“Sepse Eva nuk i futet një projekti për të dështuar, apo për të të bërë ty fresk Luiz Ejlli. Pak rëndësi ka se çfarë ndodh rrugës, e rëndësishme është të përgatitemi për më të mirën, jo më të keqen”-shkruhet në llogarinë e aktores.