Valbona Mema u largua nga shtëpia e Big Brother tre ditë më parë, duke ndërprerë rrugëtimin që ajo kishte nisur në këtë format.
Ajo vendosi të largohej pasi motra e saj ishte shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Për t’i qëndruar asaj pranë, këngëtarja hoqi dorë nga çmimi i madh.
Sonte ajo ishte e pranishme në studio, ku u shpreh se arsyeja e largimit ishte shumë e fortë. Motra e saj vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe ajo vendosi t’i qëndroi pranë në këto momente kritike për të.
Valbona: Unë besoj se jam e fortë dhe do e përballoj këtë. Unë në shtëpi mora dhe dhurova shumë dashuri. Për të gjithë do kem shumë mall dhe mendoj se me të gjithë do jem miq jashtë. E kam ëndërruar të kem një familje të madhe dhe unë ata i kam parë si familje. Luizin e kam brenda në zemër. Për mua është djalë, vëlla dhe do e dua gjithë jetën. Dhe me Armaldon do jemi miq të mirë.
Zhaklin: Për mua Valbona u mor shumë me punët e shtëpisë, duke mos u bërë pjesë e disa prej dinamikave të shtëpisë. Dhe te debati i fundit, nuk kishte pse të jepje shpjegime.
Valbona: Unë e tregova veten në të gjithë aspektet.
Zhaklin: Për aq kohë sa ndenje, shija që le ishte e fortë.
Arbër: Nuk mendoj se nuk do rregullohej marrëdhënia me Armaldon, nëse do ishte akoma brenda. Luizin e ke mbajtur pak me hatër brenda në shtëpi.
Valbona: Me luizin ndaja mëngjesin dhe më këshillonte. Për mua ai ishte një vëlla i mirë.
Largimi i Valbonës çoi në anulimin e televotimit që u hap të martën.