E ndërsa Beati doli nga shtëpia, Shpat Kerleshi është banori më i ri i Big Brother Vip. Ai nis mbrëmë rrugëtimin dhe sfidën për të fituar çmimin e madh.

Ndërkohë që banorët u vendosën përballë një sfide. Ata duhen të hanin sa më shumë ëmbëlsira në një kohë prej 30 sekondash.

Pjesë e lojës u bënë Keisi, Kiara, Kristi, Luizi dhe Tani. Ky i fundit sapo ra gongu, hoqi dorë nga sfida.

Banori i cili ka ngrënë më shumë ëmbëlsira, përfitoi një udhëtim falas në Antalya. Luizi u shpall fitues.