-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputeti shqiptar në Serbi: Më kanë kërcënuar

Kryesoret

Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, deputeti Shaip Kamberi denoncoi se është kërcënuar për shkak të aktivitetit të tij politik.

Sipas tij kërcënimi lidhet me albanofobinë e cila është çdo ditë në rritje në Serbi. Kamberitha se ka njoftuar kryetarin e Parlamentit për këtë kërcënim.

“Përmes rrjetit social ‘Facebook’, një person me emër serb më kërcënon në gjuhën serbe dhe më thotë se do të më përcjellë kudo që shkoj.

Edhe shtypi pro qeveritar edhe deklaratat e zyrtarëve në Serbi kanë nxitur opinionin serb kundër shqiptarëve për një klimë antishqiptare. Këto janë produkt i asaj politike që është udhëhequr kundër shqiptarëve dhe për çështjen e Kosovës” tha ai.

Ai bëri me dije se kërcënimi erdhi një ditë pasi që edhe një deputete serbe akuzoi atë, për shkak të pjesëmarrjes së tij në aktivitetin për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që u organizua në Beograd.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit