Për shkak të motit të keq është këputur litari i tragetit “Af Claudia” që do nisej drejt Anconas.
Trageti pritej të nisej drejt Ankones por për shkak të kohës së keqe ka pësuar një aksident duke u përplasur me bankinën e portit.
Ka qenë edhe vetë Kapiteneria e Durrësit, ajo që e konfirmoi këputjen e litarëve nga era e fortë. E menjëherë pas ngjarjes, për të ndaluar dëmtimin e tragetit ka shkuar në ndihmë rimorkiatori i portit.
Në momentin e ngjarjes, fatmirësisht nuk ka pasur pasagjerë brenda në traget.