Një 31-vjeçar është arrestuar në portin e Durrësit. Sajmir Elezaj u prangos në momentin që po tentonte të hynte në atdhe, pasi në 2019 së bashku me dy persona të tjerë tentuan të vrasin dy të tjerë.
31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në muajin prill 2019 në rrugën “Lisi”, në Fushë-Mëzez, Elezaj në bashkëpunim me persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri ndaj D. H. dhe Z. Q, të cilët fatmirësisht arritën që të shpëtonin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.