Një ngjarje e shëmtuar ndodhi dje në Gramsh. Histori e përsëritur, por që vazhdon si pasojë e tolerimit dhe mungesës së dorës së fortë për të goditur këtë fenomen, dhunën.
Presidenti i klubit të Gramshit, Andrit Bici dhe babai i tij, ish-deputeti Dritan Bici iu sulën arbitrit pasi akordoi penallti në favor të skuadrës së Valbonës. Djali ish-deputetit që drejton edhe klubin Andrit Bici shihet në pamje duke goditur arbitrin.
Për dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Anxhi Lushi është shoqëruar në komisariat, Andrit Bici dhe është vënë nën hetim babai i tij, Dritan Bici për kundërshtim të forcave të policisë. Kjo nuk ishte hera e parë që Dritan Bici u sulej arbitrave, pasi më parë ka hyrë me makinë në fushë.