-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Viktima dhe të plagosur! Flet dëshmitari i parë: Si i gjeta shqiptarët në autobus

Kryesoret

Një i vdekur dhe shtatë të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi në Kroaci. Autobusi me targa shqiptare u përmbys në mesnatë. Mediat kroate citojnë një person që arriti ndër të parët në vendin e ngjarjes.

Arrita atje rreth orës 3:30. Rruga është ende e mbyllur, aktualisht në pritje për të tërhequr autobusin. Drama zgjati gjithë natën, kur unë arrita, dhjetë të lënduar tashmë ishin dërguar në spital” tha një dëshmitar.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën “A1” ndërmjet nyjes Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit. Aksidenti u raportua në orën 23:43. Viktima, sipas mediave kroate dyshohet se është shoferi i autobusit 58-vjeç, ndërsa shtatë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

PAMJET-Përmbyset autobusi me targa shqiptare në Kroaci! Ka viktima

Të plagosurit u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac. Sipas policisë, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, por moti i keq dyshohet se ka nxjerrë autobusin nga rruga.

Dyshimet e para! Kush është shqiptari që vdiq në Kroaci, 7 të plagosur brenda autobusit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit