-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dialogu në Bruksel, BE: Gjithçka varet nga Kurti dhe Vuçiç

Kryesoret

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka thënë të hënën se blloku evropian pret qasje evropiane nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksadanar Vuçiq, në rrugën drejt marrëveshjes finale.

Kurti dhe Vuçiq do të takohen në pasditen e së hënës në Bruksel, në kuadër të dialogut që e ndërmjetëson BE-ja.

I pyetur për pritjet nga ky takim, Stano ka thënë se nuk mund të parashikohet diçka e tillë.

“Gjithçka varet nga gatishmëria e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq që të pajtohen për rrugën përpara”.

Ai ka theksuar se BE-ja është vetëm ndërmjetësuese në dialog dhe se përparimi varet nga gatishmëria e palëve.

“Pritjet e BE-së nga liderët e të dyja shteteve, shefat negociatorë, përfaqësuesit, është qasja evropiane që u mundëson atyre të gjejnë forcën, kurajën, gatishmërinë për kompromis evropian, në të mirë të popujve të tyre dhe në interes të perspektivës evropiane për Kosovën dhe Serbinë”.

Stano ka thënë se e ardhmja evropiane e Kosovës dhe Serbisë varet nga përparimi që bëhet në dialog.

“Përparimi arrihet përmes kompromiseve, angazhimit konstruktiv dhe të kuptuarit se kjo është mënyra e vetme për të përmbushur synimet e tyre strategjike”.

Blloku evropian e konsideron takimin e gjashtë mes dy liderëve si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve./rel

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit