Mes personave që kanë mbetur të plagosur nga aksidenti në Tiranë janë edhe disa nga drejtuesit e makinave që janë përfshirë në ngjarje.
Njëri nga drejtuesit që arriti që të shpëtonte pa plagë foli për mediat.
“Jam i tronditur. Fatmirësisht isha me rrip sigurimi. Dola, ulu derisa mora veten. Shoferin e autobusit e pashë, ishte shumë i tronditur.
Shoferi i autobusit ishte i shokuar” tha ai për mediat. Aksidenti ndodhi te “Ura e Tajvanit” paraditen e sotme.