Humbja kundër Tomorrit javën e kaluar i ka kushtuar pozicionin e trajnerit Nevil Dedes.
Ai tashmë nuk është më pjesë e Dinamos në Kategorinë e Parë. Vendimi për largimin e tij nga pozicioni i trajnerit u ndihmua edhe nga fakti i humbje së javës së kaluar dhe kjo solli që Blutë të merrnin vendimin drastik për trajnerin dhe stafin e tij.
“FC Dinamo njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Nevil Dede. Tekniku 48-vjeçar dhe stafi i tij nuk do të jenë më në krye të pankinës blu pas marrëveshjes së dyanëshme të arritur mes palëve. FC Dinamo e falenderon trajnerin Dede për kontributin e dhënë gjatë këtyre muajve në stolin dinamovit dhe i uron suksese në vazhdimësi”, njofton Dinamo.
Trajneri mori drejtimin e Dinamos në verën e 2022 dhe e drejtoi për 20 ndeshje, me një mesatare për 1.9 pikë për ndeshje.
48-vjeçari siguroi 9 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje në Kategorinë e Parë, teksa e drejtori skuadrën edhe në katër duele në Kupën e Shqipërisë.
Pritet që Dinamo të prezantojë teknikun e ri për objektivin e njëjtë, Superligën. Dinamo pas javës së 17-të në Kategorinë e Parë mban vendin e tretë me 31 pikë.