Analisti Nikollë Lesi, ka treguar për një bisedë që ka bërë së fundmi me Agron Nezën, “personi A” i përmendur në dosjen e ish zyrtarit të lartë të Charles MsGonigal.
Ai tha se e ka pyetur nëse kryeministri Edi Rama është i përfshirë, ai iu përgjigj që “kategorikisht jo”
“Para një jave takova Agron Nezës, më tha zoti Llesi, më tha “a më njeh” i thashë jo, e pyeta “ më thuaj një gjë, nuk do e publikoj”, a është i përlyer ky i joni, dhe ai më tha “absolutisht jo, nuk ka për të dalë gjë. Këtu rrotull është ai,” tha Lesi.
Në të njëjtin linjë ka qenë dhe analisti, Ilir Yzeiri.
“Ç’lidhje ka Rama me Agron Nezës. Rama do ta lërë pushtetin dhe nuk e lërë dot, atij i ka mbetur pushteti”, tha Yzeiri.