I ftuar në “5pyetjet nga Babaramo” gazetari dhe botuesi Nikollë Lesi foli për skandalin Mc Gonigal për të cilin tha se Edi Rama nuk mund të konsiderohet i përfshirë pa pasur fakte nga prokuroria.
“E kam ndjekur me vëmendje skandalin McGonigal. Varet çfarë nxjerr prokurori në lidhje me Shqipërisë.
Pa dalë nga dosja e gjykatës nuk mund të kemi akuza direkte. Deri tani kemi vetëm akuza. Deri tani nuk shoh ndonjë fakt apo ndonjë argument që intrigon kryeministrin.”