Ilir Babaramo ka analizuar hapjen e fushatës së dy partive politike kryesore në vend, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Babaramo u shpreh se të dyja partitë poltike kanë një pjesëmarrje të ulët në mitingje krahasuar me vitin 2021 dhe me radhë.
“E përbashkëta është pjesëmarrja e ulët në të dyja mitingjet krahasuar me ato mitingjet e 2021 e kështu me radhë. Të PS kishim fjalim me shqipe të bukur të Ramës, por kishim këtë nivelin poshtë tallavasë ‘vish fustanin me toka’, niveli më vulgar i komunikimit publik. Përjashtim qarku i Lezhës.
Fjalimi i Ramës me një shqipe të jashtëzakonshme, por jashtë kohe dhe hapësire. Sepse i drejtohej një kohë 2030, kur zgjedhjet behën për deri në 2029. Vendimmarrja që do ta marrë Këshilli Europian, nuk e dimë ne për 2030. Pas 12 vitesh në qeveri, duhet të bësh dhe një lloj bilanci. PD kishte këngën “Eye of the Tiger”, një këngë e vjetër… “, tha Babaramo në ‘Top Story’ në Top Channel.
Më pas Babaramo shtoi se LaCivita u nxor në skenë për të treguar se murin mes SHBA dhe Berishës ka rënë.
“Ajo që është thelbësore, ka një listë dëshirash në program, që janë futuriste, si rimbursimi i TVSH, pra ka pjesë realiste dhe pjesë që janë tërësisht të parealizueshme, dhe figura kryesore pas Berishës është e lobistit që ka ardhur nga Uashingtoni, e LaCivita. U nxor në skenë për të treguar se muri mes SHBA dhe Berishës ka rënë”, tha Babaramo.