-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi në Bruksel, Kurti: Nuk nënshkrova sepse Serbia nuk ishte e gatshme

Kryesoret

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pas takimi të zhvilluar në Bruksel ësjtë shprehur se nuk ka nënshkruar asgjë, sepse Serbia nuk ishte e gatshme ta bënte një gjë të tillë.

Kurti gjithashtu konfirmoi se pranoi planin evropian, duke thënë se ai është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm.

“Unë nuk nënshkrova, sepse Serbia nuk ishte e gatshme të nënshkruante”, tha ndër tjerash.

Gjithashtu, shefi i ekzekutivit foli edhe për rrjedhën e takimit, duke thënë se ishte pozitiv.

“Sot patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara.

Tash, ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit, por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë, diku kah mesi i muajit mars, sërish me lehtësimin e Borrell dhe Lajçak.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit