-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi në Bruksel, Kurti: Propozimi evropian i pranueshëm

Kryesoret

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimit të mbajtur në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Kurti u shpreh se ky takim ishte pozitiv dhe se ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm.

“Sot patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara.

Tash, ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit, por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë, diku kah mesi i muajit mars, sërish me lehtësimin e Borrell dhe Lajçak,” tha Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit