-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Belgjika e dënoi me 12 vite burg/ Kush është Rrahman Rraja?

Kryesoret

Drejtësia belge dënoi me 12 vite burg Rrahman Rrajën nipin e deputetit të PS-së Ramazan Rraja. Rraja akuzohet si për pjesëmarrje në grupin kriminal shqiptaro-letonez.

Si filluan hetimet

Hetimi i Antëerp është pjesë e një hetimi të nisur në Bavari të Gjermanisë. Në vitin 2018, policia atje mori një denoncim nga një supermarket, ku përveç bananeve, në kuti u gjet edhe kokainë. Ai që kishte themeluar kompaninë e bananeve ishte Kaspars N. nga Letonia i cili jetonte në Berçem, afër Antëerpit të Belgjikës.

Letonezi ishte një trafikant ndërkombëtar, që kishte udhëtuar në 14 vende, kryesisht brenda Evropës, por edhe në Kolumbi, Ekuador dhe Republikën Domenikane.

Policia kishte vendosur aparate përgjimi në banesën e tij në Berçem, ndërsa i përgjonte rregullisht edhe telefonin. Nga përgjimet doli se kjo bandë ka shitur 450 bukë (buka përdorej si gjuhë e koduar për 1 kg kokainë) në Evropë, me një vlerë neto prej më shumë se 11 milionë euro.

Të gjitha bisedat e përgjuara kishin të bënin me futjen e ngarkesave të kokainës, ku banda përdorte GPS për të gjetur kontejnerët e kokainës, makina me vendngarkimet e caktuara, punonjës të portit të korruptuar që nxirrnin kokainën, madje edhe një oficer policie të korruptuar.

Kreu i bandës Kaspars N. investoi një pjesë të të ardhurave në Ké Group, një zinxhir dyqanesh perimesh, duke përfshirë Pokerrito në Nationalestraat në Antëerp.

Policia sekuestroi një kontejner me 57 kg kokainë mes bananeve. “Vetëm në bazë të përgjimeve, kjo bandë ka shitur 450 bukë (gjuha e kodit për 1 kg kokainë) në Evropë”, tha prokurori. “Një kilogramë kokainë llogaritej për 26 mijë euro duke prodhuar një pasuri kriminale prej më shumë se 11 milionë euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit