-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i kërkuar për vrasje dhe plagosje

Kryesoret

Nasi Hoda, 29 vjeç, është arrestuar në Belgjikë pas një operacion të realizuar në bashkëpunim me autoritetet belge.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime të rënda, pasi në vitin 2019 Gjykata e Vlorës e dënoi me 18 vjet burg për vrasje dhe plagosje. Hoda, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kishte vrarë P. B. me mjet prerës dhe kishte plagosur rëndë E. M., gjatë një konflikti të armatosur në fshatin Borsh të Sarandës në vitin 2017.

Përveç kësaj, ai është autor i plagosjes së një tjetër shtetasi, D. K. Pas arrestimit, autoritetet belge kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri, ku Hoda do të vuajë 13 vjet, 6 muaj dhe 27 ditë të mbetura të dënimit të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit