Pas ndarjes me futbollistin spanjoll, Gerard Pique ka ardhur edhe intervista e dytë e Shakirës ku ka treguar momentet e jetës së saj që pas tradhtisë së ish-bashkëshortit.
Shakira në një intervistë me gazetarin meksikan, Enrique Acevedo ka shpjeguar se si ka ndikuar në jetën e saj tradhtia e Pique.
“Besova edhe historinë se një grua ka nevojë për një burrë për të kompletuar veten, një familje. Edhe unë kisha atë ëndërr për të pasur një familje, ku fëmijët do të kishin një baba dhe një nënë nën të njëjtën çati,” tha Shakira.
Jo të gjitha ëndrrat në jetë përmbushen, por jeta gjen një mënyrë për të të kompensuar disi dhe mendoj se me mua ka më shumë sesa kompensuar me këta dy fëmijë të mrekullueshëm që më mbushin me dashuri çdo ditë dhe kam gjithashtu zbuluar se ajo përralla ku një grua ka nevojë për një burrë është gënjeshtër,” tha Shakira.
“Unë kam qenë gjithmonë e varur emocionalisht nga meshkujt, duhet ta pranoj. Kam qenë e dashuruar me dashurinë dhe mendoj se kam mundur ta kuptoj atë histori nga një këndvështrim tjetër. Sot ndjej se jam mjaftueshëm për veten time dhe besoj se kur një grua përballet me sfidat e jetës ajo del më e fortë dhe nga ai moment, ajo i ka njohur dobësitë e veta, e pranon cenueshmërinë e saj, duke shprehur atë që ndjen, atë dhimbje. Tani ndihem e kompletuar,” tha ajo.
Para todos aquellos que estaban muy “Procupados” y “Angustiados” por los Hijos de Shakira al oír el tema con Bizarrap ( hasta @LassoMusica ) ahí tienen !!! Fue el mismo Milan quien le sugirió que hicieran un tema! , a ver si se les acaba la Preocupación! 🤣 pic.twitter.com/GJDo1vyaDY
— Ahmed 👽 (@AhmedJr) February 26, 2023