Keisi dhe Kristi është çifti më i ri brenda shtëpisë së BBVIP, ku marrëdhënia e tyre ka përfshirë të gjithë personat e afërt me protagonistët.
Pas reagimeve të ashpra të baballarëve të tyre, Sabianit dhe Robert Aliajt të cilët kanë komentuar lidhjen e tyre ka reaguar dhe miku i Kristit lidhur me deklaratën e ish të dashurës së këtij të fundit.
Miku i Kristit, Olsi Abazi ka deklaruar se ish e dashura e konkurrentit, Zaza po e bën gjithçka për vëmendje, ndërsa shtoi se shoku i tij është shumë i përfshirë me Keisin dhe se lidhja e tyre është e vërtetë.
“Ajo po e bën për vëmendje. Kristi nuk e tradhtoi. Ai është mes mijëra kamerave. Ai e deklaroi që unë jam i hapur, pavarësisht që e ka thënë që kam diçka. Ai është shumë i pasionuar ndaj Keisit. Është shumë e dukshme për mua që e njoh. Ai tha që unë u ndava, pra ka shprehur atë që ai nuk ja shprehu dot kësaj vajze. Sa i përket Sabianit, ai është baba. Ai e sheh të bijën e vet, edhe rreziku më i vogël që ndjen është i madh për të. Edhe unë do i vija duart në fyt. Kristi me atë që e njoh është totalisht i përfshirë. Ai nuk e bën dot një gjë që nuk e do”, tha ai te ‘Shqipëria Live’.