Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur ndryshime në radhët e policisë së Vlorës.
Në pozicionin e shefit të komisariatit të Vlorës emërohet Emiljano Duqi, që ka mbajtur më herët detyrën e shefit të komisariatit të Skraparit.
Agim Basha, nga Vlora emërohet shef komisariati në Lushnje.