Ermiona Lekbello ka bërë postimin e parë në Instagram, pas përjashtimit të saj nga shtëpia e Big Brother Vip këtë mëngjes.
Siç e përmendte shpesh edhe kur ishte brenda, ajo ka publikuar foton e vajzës së saj, Lisës.
“Të dua më shumë se jetën time. Ti je jeta ime,” shkruan ish-miss-i krahas një fotoje të vajzës.
Kujtojmë që vendimi për përjashtimin e Lekbellos u mor mëngjesin e sotme nga Vëllai i madh, pasi sipas tyre, ajo ka ushtruar dhunë verbale. Masa u komunikua për banorët nga Luizi.
Pas këtij vendimi, Ermiona bëri gati valixhet e ndërkohë teksa po komunikonte me Luizin, i bëri të ditur se do takohen jashtë. Madje, ajo u bëri thirrje njerëzve që të votojnë Luizin.
“Është gjithçka shumë e shëmtuar. O Zot të gjithë votoni këtë djalë. Ik merru vetë më këto hiena,” tha Ermiona.
“Kjo është lojë nervash. Ti bie në kategoritë e këtyre. Nuk duhet të merreshe,” përgjigjet Luizi.
“Unë po iki në shtëpinë time, më presin gjëra të reja. Është 1 mars, e kam gjithë muajin përpara, kam një vajzë që më pret, kam njerëz në Itali. Do qesh me lot me këto aventura kur t’ja tregoj miqve të mi. Do më marrë malli për ty, kur të dalësh e gjen mënyrën sesi do më kontaktosh, se po degjeneroheshim,” përfundoi Ermiona.