Zëvendës sekretari general i NATO-s, Mircea Geoana ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Geoana përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook tha se kanë diskutuar edhe për Prishtinën e Beogradin dhe zhvillimet së fundi.
“Bisedë e mirë me emisarin Lajçak. Mirëpresim hapat e Prishtinës dhe Beogradit në rrugën drejt normalizimit, dhe kërkojmë progres të mëtejshëm,” tha ai.
Zëvendëssekretari i NATO-s më tej tha se do të sigurojnë paqen në Ballkanin Perëndimor.
“NATO qëndron e përkushtuar fuqishëm për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, edhe përmes misionit të KFOR-it,” ka shkruar ai në fund.









