Gjykata e Apelit në Tiranë do të vendosë sot çështjen e Partisë Demokratike për sa i përket vendimit se kujt i takon vula.
Nisur nga fakti që pas pak pritet që të nisë edhe protesta e opozitës, policia ka rrethuar gjykatën e Apelit duke qenë në gatishmëri për të shmangur incidentet e mundshme.
Elona Mihali do të jetë gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja. Kjo treshe do të vendosë sa i përket ankimit të Partisë Demokratike ndaj vendimit të 25 Marsit 2022 të gjyqtarit të Shkallës së Parë, Agron Zhukri.
Më 17 Janar, Gjykata e Apelit pushoi gjykimin për çështjen e PD-së, pasi grupimi i Alibeajt u tërhoq nga ankimi për bashkimin e dy statuteve. Gjyqtari Zhukri njohu statusin e Berishës, dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021.
Tre janë rrugët; dosja të rikthehet në gjykatën e shkallës së parë, të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, që njohu Sali Berishën ose ta rrëzojë.