-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

De Jong i bindur për të kaluar te Manchester United

Kryesoret

Ylli i Barcelonës, Frenkie de Jong më në fund është i bindur për një transferim te Manchester United.

Djajtë e Kuq nisën një ofertë në verë për De Jong, vitin e kaluar, por ishin të pasuksesshme në përpjekjet e tyre për të ribashkuar mesfushorin me ish-trajnerin e tij të Ajax, Erik ten Hag.

Megjithatë, pas largimeve nga Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës, De Jong tani është i prirur të bashkohet me Man Utd, shkruan talkSPORT.

De Jong është gjithashtu i interesuar të luajë së bashku me ish-asin e Real Madrid, Casemiron.

Ten Hag shpreson se “faktori i suksesit ” në Old Trafford do të ndikojë në vendimin e De Jong. Lojtari ishte dëshmitar i atmosferës në Old Trafford javën e kaluar në humbjen 2-1 të Barçës në Ligën e Evropës.

Situata financiare e Barcelonës është ende në gjendje të keqe dhe gjigantët katalanas janë nën presion për të ulur faturën e pagave.

Po ashtu ata nuk janë në gjendje të nënshkruajnë me ndonjë lojtar të ri gjatë verës.

Barcelonës i duhen mbi 200 milionë euro nga shitja e lojtarëve aktualë për të pasur rast të futen në afatin kalimtar këtë verë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit