Gjatë gjithë kësaj dite po përflitet ngado se gjatë spektaklit të ditës së shtunë në shtëpinë e Big Brother do të ketë të paktën një hyrje të re.
Mësohet se pjesë e spektaklit më të njohur do t’i bashkohet ish konkurrentja e “Përputhen”, Antoneta Koçin.
Antoneta do t’i bashkohet formatit televiziv, por nuk dihet ende nëse do të hyjë në shtëpi të shtunën e kësaj jave, apo të martën e ardhshme.
Antoneta u bë e njohur nga “Përputhen” e më pas ka marrë pjesë si e ftuar në disa programe televizive.