-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nafta kontrabandë nga Rusia, jepet masa për kapitenin rus të anijes në Durrës!

Kryesoret

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën arrest me burg për anijes me flamurin liberian, e cila bllokua me 24 mijë tonë naftë kontrabandë teksa dyshohet se vinte nga Rusia.

Ndërkohë që prokuroria kërkoi arrest në burg, avokatët kanë kërkuar mase sigurie arrest shtepie, që do të thotë kapiteni të qendronte në anije.

Sipas avokatit Artjon Beqiraj: “Kapiteni nuk ka bërë asnje shkelje. VKM thotë qe anija nuk duhet të lejohet të importoje nafte, jo te bllokohet. Në rastin konkret kemi të bëjmë vetëm me tentative pasi anija ishte në radë.

Kujtojmë që ditën e enjte u bë ekzekutimi i vendimit të prokurorit Drini Pali për sekuestrimin e anijes me flamurin liberian, e cila bllokua me 24 mijë tonë naftë kontrabandë teksa dyshohet se vinte nga Rusia.

Ky urdhër është firmosur me datë 24, ndërsa ekzekutimi është kryer ditën e djeshme për shkak të motit të keq, i cili ka pamundësuar kryerjen e veprimeve.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar kapiteni i anijes, ndërkohë 24 marinarët janë në anije, e cila është mbajtur nën vëzhgim të rreptë nga forcat e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit