Prej një viti, ai kishte kërkuar lirimin me kusht, pasi në kërkesën e tij pretendonte se duhej të lirohej se nuk do të bënte më krimet që kishte bërë. Por me sa duket ai mundi ta bindë Gjykatën që më në fund ta përfitojë këtë liri dhe duke lënë qelinë.
Lajmi për lirimin e atij që konsiderohet si i ‘forti’ i Shkodrës është bërë me dije nga një personazh i mediave rozë, i cili kishte shkuar në shtëpinë e Safet Bajrit duke pozuar me të dhe duke i uruar rikthimin në familja.
Fotoja tregonte se ishte bërë në shtëpinë e Bajrit në lagjen Dobraç! Safet Bajri në fakt po vuante në vendin tonë dënimin e dhënë nga autoritetet e drejtësisë belge, të cilat e kishin akuzuar hetuar e dënuar për një sërë akuzash por kryesoja ka qenë shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese në Belgjikë.
Ai u prangos në Shqipëri me shumë bujë, por pa ndonjë vepër penale konkrete të vërtetuar nga Policia dhe Prokuroria shqiptare, edhe pse emri i Bajrit është i lakuar jo pak herë si një nga personat më me ndikim në botën e krimit në Shkodër e jo vetëm!
Veç dyshimeve të shumta të përfshirjes së tij dhe të personave të tjerë të fisit të tij në një mori ngjarjesh, emri i Bajrit është i dyshuar edhe për vënie gjobash në Shkodër, gjoba që lidheshin me biznesin, kryesisht në tregjet e qytetit. Megjithatë gjykata duket se e ka besuar pendimin e Bajrit, duke i dhënë edhe të drejtën për të qenë i lirë.