Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për mes një postimi në Facebook për 25 vjetorin e rrethimit të familjes Jashari nga forcat serbe të Millosheviç.
Meta për mes postimi përkujtoi sakrificat e familjes Jashari. Më tej ai shtoi se “sakrifica e familjes Jashari, të prirë nga Ademi legjendar, është themeli i lirisë të Kosovës.”
Postimi i plotë i Metës:
Para 25 vitesh forcat e Millosheviçit rrethuan familjen Jashari. Ata qëndruan siç di të qëndrojë shqiptari. Sakrifica e familjes Jashari, të prirë nga Ademi legjendar, është themeli i lirisë të Kosovës.
Në atë kohë, ne, Shqipëria, ishim të gjithë me zemër e me vepra në mbështetje të Kosovës. Shpejt do të vijë koha që Shqipëria do të jetë prapë 100% në mbështetje të Kosovës.
Lavdi të përjetshme Adem Jasharit dhe heronjve të Kosovës!