Qetsori, ish-banor i Big Brother dhe fitues i edicionit të dytë të këtij formati, është banori më i ri i shtëpisë. Ai u prit shumë mirë nga banorët, madje ishte vetë Luizi ai i cili e mori nga dhoma e surprizave, për ta prezantuar më pas me banorët e tjerë.
Loja e Qetsorit në “Big Brotherin” e tij është komentuar shumë nga Luizi, të cilën e ka admiruar por nuk dihet sesi do jenë marrëdhëniet mes tyre. Para se të bëhej pjesë e BBV, Qetsori tha për kamerat se ka shpresa se do ndërtojë një grup tjetër brenda shtëpisë.
Ndërsa për Luizin, shtoi se mund të ketë përplasje popullaritetesh, duke nënkuptuar debate mes tyre.
“Shpresoj të ndërtoj një grup të tretë. E kam një parashikim se ku e me kë do veproj. Luizi ka popullaritetin e tij, e ka ndërtuar tani. Unë kam popullaritetin tim, e kam krijuar prej kohësh. Do përplasen dy popullaritetet, që ndoshta Luizi do mësojë disa gjëra më shumë sesi jetohet apo bashkëjetohet në grup.”