-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitsotakis kërkon ndjesë për tragjedinë: Më falni!

Kryesoret

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kërkoi falje për tragjedinë në Larisa ku humbën jetën 57 qytetarë nga përplasja e trenave. Ai tha se drejtësia do të hetojë rastin për të nxjerë fajtorët.

“Sigurisht që ua kam borxh të gjithëve, por mbi të gjitha të afërmve të viktimave, një ndjesë të madhe, aq personale, aq edhe në emër të të gjithë atyre që drejtuan vendin prej vitesh”.

“Në Greqinë e vitit 2023, nuk është e mundur që dy trena të lëvizin në drejtime të kundërta në të njëjtën linjë dhe të mos vihen re nga askush. Ne nuk mundemi, nuk duam dhe nuk duhet të fshihemi pas gabimit njerëzor”.

Gjithashtu, ai shpreh përkushtimin se “drejtësia do të hetojë shpejt tragjedinë dhe do të caktojë përgjegjësinë”, duke shtuar se “në ditët në vijim ministri kompetent do të njoftojë ndërhyrjet për përmirësimin e menjëhershëm të sigurisë së hekurudhave deri në përfundimin e Sistemit të Administrimit Elektronik”.

Në të njëjtën kohë, ai thekson se “do t’i kërkoj menjëherë Komisionit Europian dhe vendeve mike ndihmën e tyre në aspektin e njohurive, në mënyrë që më në fund të marrim trena modernë”, si dhe se do t’u propozojë “të gjitha palëve të angazhohemi që tani e tutje që në Parlamentin e ardhshëm të ngrihet një Komision i Posaçëm për të hetuar historinë e dhimbshme të hekurudhave greke përgjatë njëzet viteve të fundit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit