Eklent Kaçi u shpall kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën e dhjetëshit.
Bilardisti kurbinas ishte fantastik në turneun e zhvilluar në Las Vegas, duke bërë që të këndohet himni shqiptar tre herë në tre vitet e fundit.
Kaçi mposhti në finale numrin një në botë, Francisco Sanchez Ruiz, me rezultatin 10-7, dhe u bë kampion bote për të dytën herë në “10-ball”.