-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me çfarë sigle do dalin kandidatët e Berishës? Meta: Këto janë teknikalitete pa rëndësi

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Korça ku nisi sot prezantimin e kandidatëve për këshillat bashkiakë u shpreh se pavarësisht se gjykata e Apelit i hoqi vulën Sali Berishës, opozita do të jetë tre herë më e angazhuar për zgjedhjet e 14 Majit.

Unë nuk pasur pritshmëri për vendim racional të gjykatës. E gjitha është një lojë dhe manovër e tij (Edi Ramës) që tregon panikun përballë opozitës, që është e përgatitur për këtë situatë dhe do të përgjigjet në mënyrën më adekuate kësaj tentative, këtij atentati ndaj pluralizmit politik.

PD përfaqëson gjysmën e shqiptarëve. Kandidatët e primareve janë të opozitës së bashkuar dhe të vërtetë. Nuk janë kandidatë të dalë nga zarfet e minutës së fundit” tha ai.

Por me çfarë sigle do të garojë në 14 kandidatët e opozitës tashmë që Apeli i hoqi vulën Sali Berishës? “Ju po pyesni për gjëra që nuk kanë rëndësi, janë teknikalitete” tha Ilir Meta duke e shmangur përgjigjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit