Kryeministri britanik, Rishi Sunak do të shpallë ligje të reja për të shtrënguar kalimet e emigrantëve më Angli.
“Nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni,”u shpreh Sunak.
Kryeministri britanik tha se ai dhe ndihmësit e lartë në Ministrinë e Brendshme kanë hartuar ligje të reja për të ndaluar avokatët të përdorin të drejtën për jetën familjare dhe legjislacionin e krijuar për të luftuar skllavërinë moderne për të ndaluar deportimin e klientëve të tyre.
“Unë e kam bërë çështjen e migrimit ilegal një nga pesë prioritetet e mia kryesore – duke u zotuar se do të ndaloj anijet njëherë e përgjithmonë,” tha ai për Sunday Express.
“Migrimi i paligjshëm nuk është i drejtë për taksapaguesit britanikë, nuk është i drejtë për ata që vijnë këtu ligjërisht dhe nuk është e drejtë që bandat kriminale të lejohen të vazhdojnë tregtinë e tyre imorale. Jam i vendosur të mbaj premtimin tim për të ndaluar anijet. Pra, mos bëni gabim, nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni,” tha ai.
Ai shtoi se bashkëpunimi i Francës do të jetë kyç për të siguruar funksionimin e ligjit dhe tha se zoti Sunak ka ndërtuar një marrëdhënie të mirë me presidentin francez, Emmanuel Macron