-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli i dha vulën! Basha regjistron PD-në për zgjedhjet lokale

Kryesoret

Grupi i Enkelejd Alibeajt ka regjistruar paraditen e sotme Partinë Demokratike në KQZ për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Ishte Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor i grupit të Enkelejd Alibeajt që dorëzoi materialet me kërkesën.

Por kush e dha autorizimin? Kësaj pyetje, Sefa nuk iu përgjigj duke u larguar. “Nuk kam për të folur. Por po ju tregoj numrin e protokollit.

Tani e vlerëson KQZ. Është praktikë e përcaktuar në Kod” tha ai. Në shkresën e publikuar për mediat, thuhet se autorizimi është nga kryetari, por cili, Lulzim Basha që dha dorëheqjen vetëm “de facto”, por është ende “de jure” apo i komanduari Enkelejd Alibeaj?

Në Gjykatën e Tiranës figuron kryetar Lulzim Basha. Por, të njëjtën gjë, kërkesën për regjistrim e ka bërë edhe grupi i Sali Berishës, pavarësisht se Apeli i hoqi vulën e PD-së. Sonte deri në 23:59 minuta është afati i fundit për të dërguar kërkesat për regjistrim në zgjedhjet lokale.

Përballë dy kërkesave të fraksioneve në PD-së do të jetë KQZ që do të vendosë kë do të pranojë. Shanset janë zero që të pranohet grupi i Berishës.

Faksimile e kërkesës së PD-së zyrtare për regjistrim në KQZ

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit