Lajm i trishtë nga Gjirokastra. Një person 68-vjeç ka ndërruar jetë në Dropull.
Sipas policisë rreth orës 13:50, në fshatin Bodrishtë është gjetur i pajetë, në banesën e tij, A. K., 68 vjeç, i cili jetonte vetëm.
Paraprakisht, po sipas policisë dyshohet se ky 68-vjeçari ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.