Ashtu siç pritej ka nisur me tensione ndeshja Tirana-Partizani pasi vetëm pas 5 minutash lojë, tifozët kanë hedhur shashka në fushë dhe kanë dëmtuar dy portierët Bekim Rexhepi i Partizanit dhe Visar Bekaj i Tiranës.
Arbitri Juxhin Xhaja ka ndërprerë ndeshjen dhe ka futur dy skuadrat në dhomën e zhveshjes.
Superliga shqiptare e futbollit zhvillon sot tre ndeshjet e mbetura për javën e 24. Me fillim nga 19:00 vëmendja do jetë në “Air Albania”, aty ku luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.
Para ndeshjes kanë folur trajnerët e dy skuadrave, Giovanni Colella dhe Orges Shehi. Italiani i Partizanit kërkon që të vijojë garën me lojtarët që ka, duke mos “qarë” largimet e janarit.
Shehi nga kampi bardheblu e sheh duelin më shumë se sportiv, për vetë atmosferën që tifozët dhurojnë në stadium.
Para ndeshjes, Tirana kryeson Superligën me 40 pikë, ndërsa Partizani me 37 pikë renditet në vendin e tretë.