-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vajza denoncon djalin e policit se e përndjek dhe shantazhon prej 4 vitesh, OPGJ: Je krujt vetë, je dhe e martuar!

Kryesoret

Rastet e shantazhimeve dhe kërcënimeve nëpërmjet rrjeteve sociale janë kthyer në një shqetësim të madh sot për shoqërinë tonë.

I tillë është edhe rasti transmetuar në Fiks Fare mbrëmjen e së hënës, ku një e vajzë nga Lezha shantazhohet nga një djalë me të cilin kishte shkruajtur për një javë në rrjetet sociale.

Edhe pse kanë kaluar plot 4 vite nga ky komunikim përndjekja dhe shantazhimi ende vazhdon. Për këtë arsye vajza i drejtohet Fiks Fare pasi e sheh të pamundur të gjejë drejtësi në policinë e Lezhës, pasi përndjekësi është djali i një polici.

“Para 4 vitesh kam komunikuar për rreth një javë në rrjetet sociale me këtë djalin dhe më pas i mbylla komunikimet me të, por sot e kësaj dite me këto biseda ai më shantazhon duke ia dërguar familjes time dhe bashkëshortit“, – shprehet denoncuesja.

Ajo pohon se që në momentin që ia kishte komunikuar që nuk do të flisnin më, ai e kishte kërcënuar se do të bënte publike bisedat e tyre nëse nuk do i jepte 2 mijë euro. Pyetjes së gazetarëve të Fiksit se pse nuk i është drejtuar policisë , vajza u shpreh se ka shkuar disa herë të bëjë denoncim.

Por denoncimi nuk i është mbajtur nga policia, pasi djali që ajo do të akuzojë të atin e ka polic. Bëhet fjalë për Blerim Bushgjokën djali i policit Pal Bushgjoka.

Denoncuesja shprehet se ka takuar edhe vetë policin Pal Bushgjoka dhe se ky i fundit i ka thënë se do e zgjidh ai këtë çështje, por shantazhet ende vazhdojnë.

Me adresa false të ndryshme Blerimi i shkruan familjarëve të denoncuese duke u kërkuar që ta bëjnë vajzën të flasi me të ose në të kundërt do nxjerri bisedat. Jo vetëm për vajzën por edhe për familjarët e saj situata është bërë shumë shqetësuese dhe nuk po gjejnë dot zgjidhje.

E pajisur me kamera të fshehtë denoncuesja i drejtohet Komisariatit Lezhë. Në prani të oficerëve të policisë gjyqësore e reja shpjegon situatën dhe u thotë se personi në fjalë është djali i policit Pal Bushgjoni. Sapo dëgjojnë emrin e kolegut njëra prej OPGJ-ve çohet dhe thotë se do e marri në telefon.

Pra ndërkohë që është duke u bërë një denoncim, oficerja njofton kolegun djali i të cilit po akuzohet. Por e keqja vjen pas telefonatës. Oficerja pas komunikimit me kolegun Pal Bushgjoni, i drejtohet denoncueses se është faji i saj pasi ka komunikuar me djalin rreth një javë në rrjetet sociale.

Duke mohuar që shantazhuesi është djali i kolegut të tyre, ata i drejtohen të resë se këto janë adresa fallco dhe se ajo nuk kishte shkuar herë tjetër në komisariat për të bërë denoncim.

Me ton kërcënues oficerja i thotë se nëse do bënte denoncim do t’i sekuestrohej telefoni. Vajza e kundërshton këtë gjë edhe pse u thotë që u vë në dispozicion çdo bisedë me djalin. Por aparatin telefonik që kishte aktualisht në përdorim ishte i ri. Dhe nuk kishin shkëmbyer me të biseda.

Madje denoncuesja ka theksuar se bisedat nuk janë me të. Por me shoqet dhe të afërmit e saj. Por as këto nuk u duken bindëse oficerëve për mos u lënë aty aparati telefonik.

Në këto kushte vajza kërkon të konsultohet me të afërmit që e presin jashtë. Por në këto momente njëra prej oficereve e mban me zor në ambientet e komisariatit. Dhe vendosin vetëm të kryejnë kqyrjen e aparatit celular.

Në moment që oficerja mban kallëzimin, vajzës i vjen një mesazh në telefon nga djali i policit. Ai i shkruan: “Dua të flas me vëllain tënd”.

Vajza ia tregon oficeres mesazhin. Kjo e fundit i thotë që t’i shkruaj ta marri në telefon në ato momente. Vajza ashtu bën, por nga ana tjetër e ekranit të telefonin lexohet kundërshtimi i djalit. Me motivin se është në punë dhe do e telefonojë më vonë.

Dhe në po këto çaste njëjta oficere merr telefonin e saj personal. Dhe sërish del jashtë dhome për të kryer një telefonatë. Me rikthimin e saj në zyrë vazhdohet me marrjen e kallëzimit.

Blerim Bushgjoka djali i policit e pranon në një bisedë me vajzën që e ka shantazhuar për 4 vjet. Dhe se ka qenë në dijeni se ajo është paraqitur disa herë në komisariat për ta denoncuar. Dhe se një nga këto herë ka takuar edhe të atin e tij.

Pas marrjes së kallëzimit nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, djali telefonon vajzën. Ai i kërkon të flasë me vëllanë e saj. Pasi ka vendosur që ta zgjidhi problemin e krijuar me familjen e saj.

Ai shprehet se këto kërcënime e shantazhime nuk i bën ai. Por në emrin e tij hapin femra dhe njerëz që i duan të keqen adresa false. Gjithsesi në fund ai e mbyll telefonatën duke i kërkuar të resë ta mbyllin familjarisht problemin. Dhe jo me shtet./Top Channel/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit