-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori Walker kundër planit franko-gjerman: Nuk ka njohje nga Serbia

Kryesoret

Ish shefi i misionit verifikues i OSBE-së Willim Walker duket se nuk është në të njëjtën linjë me Perëndimin sa i takon planit franko-gjerman. Edhe pse prej muajsh, Kosova dhe Serbia janë në trysni përpjekjesh për ta finalizuar si marrëveshje, Walker ka çuditur jo pak me deklaratën e tij për planin që e quan “të keq”.

Walker është një ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës, madje u bë zëri i popullit të Kosovës në momentin që u përball me vështirësitë e luftës me Serbinë.

Walker thotë se arsyeja se pse plani i mbështetur nga dy vendet me të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe nga vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i keq për aq kohë sa nuk përfshin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Madje ai thotë se nëse do kishte mundësi, do porosiste Kurtin të duronte presionin, pasi kjo marrëveshje në thelb nuk është në interesin e Koosvës.

“Unë arrij ta kuptoj që kryeministri Kurti është përballë një presioni të madh nga BE-ja e ShBA-ja, siç kanë qenë edhe (paraardhësit) tjerë, por kjo marrëveshje për mendimin tim nuk është në interesin e Kosovës.

Nëse sot do të flisja me Kurtin, do t’i thosha atij: duroje presionin, sepse me këtë marrëveshje më shumë po ndahet se që po bashkohet Kosova,” – u shpreh z. Walker në fjalën e tij në një intervistë.

“S’mund ta pranoj këtë plan kur po flitet për një formë autonomie për komunitetin serb në Kosovë. Unë s’e shoh që komuniteti serb është i diskriminuar, përkundrazi ka shumë të drejta… Mendoj se gjërat janë duke shkuar në drejtim të gabuar dhe kjo nuk është aspak mirë për të ardhmen e Kosovës,” – vazhdoi Walker.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit