-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmimet e importit ngadalësohen, por kostot e prodhimit të biznesit vijojnë rritjen

Kryesoret

Indeksi i Çmimeve të Importit, i cili mat ecurinë e çmimeve të transaksioneve të produkteve industriale të importuara për tu shitur në tregun vendas, ka shfaqur shenja ngadalësimi për të dytin tremujor radhazi në periudhën tetor-dhjetor 2022, ndërsa ishte rritur me shpejtësi në 6 mujorin e parë.

INSTAT njoftoi se Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e katërt të vitit 2022, arriti 112,4 kundrejt vitit 2020. Krahasuar me tremujorin e katërt 2021, indeksi i çmimeve të importit shënoi një rritje me 6,7%, një vit më parë ky ndryshim ishte 4,9%. Krahasuar me tremujorin e tretë 2022 indeksi shënoi rritje me 0,8%.

Sipas INSTAT, Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” kanë shënuar rritje me 19,4%. Indeksi në seksionin “Industri nxjerrëse” shënoi një rritje me 14,9%, krahasuar me një vit më parë.

Indeksi në seksionin “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 91,4% shënoi një rritje me 5,9%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 13,4%, pasuar nga “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 10,8%, “Prodhimi i pijeve” me 10,0%, “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 9,3%, “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 9,0%, “Metalurgjia” me 8,7%, “Prodhimi i tekstileve” me 8,0%, “Prodhimi i pajisjeve elektrike” dhe “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 7,9% secila, “Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit” me 6,8%, etj./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit