-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komercializimi i 7 Marsit, cilat janë dhuratat e prindërve shqiptarë për mësuesit e fëmijëve?

Kryesoret

7 Marsi prej vitesh është shndërruar në një ditë stresuese për prindërit, duke menduar se çfarë dhuratash t’u bëjnë mësuesve për t’u siguruar që fëmijët e tyre të mos ndihen jashtë ekosistemit. Ndonjëherë edhe si garë dhuratash.

Mësuesit bëjnë një punë të mrekullueshme, kështu që është e natyrshme që prindërit duan të shpërblejnë punën e tyre të palodhur me një dhuratë, por kufiri mes modestes dhe garës mes fëmijëve për dhuratën më me vlerë, nuk gjendet.

Të japësh ose të mos japësh dhurata është një vendim që ushtron presion të madh mbi prindërit, fëmijët e të cilëve janë në shkollë. Madje nis që në sistemin parashkollor, me çerdhe e kopshte.

Në një vëzhgim në treg, përveç dhuratave tradicionale si lule, bizhuteri e aksesorë, kanë nisur dhe forma të tjera të dhuratave.

Në biseda të ndryshme me prindër në disa shkolla në kryeqytet, raportohet se disa prindër kanë dhuruar edhe para për mësuesit.

Gama e dhuratave të tjera të konsideruara janë: libra apo kuponë për blerje librash në vlerë 2000-3000 lekë; bizhuteri që nisin nga 2500 deri në aksesorë prej ari që arrijnë 20 mijë lekë; tufa lulesh prej 1500-2000 lekë, shpesh të shoqëruara e me një zarf me vlera monetare; forma grumbullimi parash që dhurata ta blihet e përbashkët ose dhurimi i vlerës finale të parave, ku shuma që kontribuonte secili nxënës ishte 1000-1500; kuponë në dyqane të caktuar qoftë aksesorësh por edhe të orendive shtëpiake; udhëtime, kryesisht brenda vendit, në destinacione të afërta me pagesë hoteli etj.

Komercializimi i “dhënies së dhuratave” është bërë një problem kaq i madh social, saqë disa prindër ‘ankohen’ që humbi vlera e vërtetë e ditës, që një dhuratë modeste për vlerësimin e përkushtimit të mësimdhënies nuk ekziston më.

Në fund të ditës, ata që ‘përfitojnë’ janë bizneset.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit