-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama takon kancelarin gjerman, Olaf Scholz

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani, ku është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Vizita zhvillohet në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, rol të cilin Kryeministri Rama e mori në Samitin e Procesit të Berlinit më 3 Nëntor 2022.

Kreu i qeverisë shqiptare do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për mediat me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz në orën 12:30.

Kryeministri Rama do të takohet ndër të tjera me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman, ndërsa do të vizitojë edhe Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili çdo vit mirëpret rreth 10 000 ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone, mes të cilave do të jetë edhe stenda shqiptare.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit