-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama takon sot kancelarin gjerman, Olaf Scholz

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani, ku pritet që në orën 11:15 të ketë edhe një takim me kancelarin Olaf Scholz.

Vizita zhvillohet në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, rol të cilin Kryeministri Rama e mori në Samitin e Procesit të Berlinit më 3 Nëntor 2022.

Kreu i qeverisë shqiptare do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për mediat me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz në orën 12:30.

Kryeministri Rama do të takohet ndër të tjera me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman, ndërsa do të vizitojë edhe Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili çdo vit mirëpret rreth 10 000 ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone, mes të cilave do të jetë edhe stenda shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit