-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e shqiptarit në Athinë, “kapoja” i grupit “L” armik me vëllain e hidraulikut të vdekur

Kryesoret

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e Pellumb Islamit në një lokal në Athinë. Sipas hetimeve të reja Pas shkëmbimit të të shtënave fshihet një hakmarrje e kreut të “grupit L”, i njohur me pseudonimin “Elis”, me vëllain e hidraulikut të vdekur, por edhe një tentativë e dështuar për ta vrarë dhjetorin e kaluar.

Në fazën e parë të hetimeve për këtë rast, deklaratat e pronarit sirian të kafenesë dhe po ashtu të një miku dhe bashkatdhetari të tij që ishin të pranishëm, nuk dhanë asnjë informacion për arsyen se përse papritur grupi prej 7 shqiptarësh që ishin të ulur në një ambient të veçantë privat të lokalit.

Elis Salaj, kreu i një grupi kriminal në Athinë, ka dyshuar se autor i atentatit të dështuar ndaj tij është vëllai i shtetasit Pellumb Islami. Dy të fundit ndodheshin mbrëmjen e 21 shkurtit në lokalin në “Nea Ionia”.

Vëllai i viktimës ka debatuar me grupin rival dhe të gjitha palët kanë dalë jashtë ku ka pasur shkëmbim zjarri. Nga të shtënat me armë ka mbetur i vrarë 40-vjeçari Islami nga Rusani i Delvinës dhe hetimi ka zbuluar se personi që ka goditur me armë është Elis Salaj. Ky i fundit fillimisht tentoi t’i vriste vëllanë në dhjetor 2022, jashtë një klubi natë, por iu bllokua automatiku.

Nga të shtënat me armë mbeti i vrarë 40-vjeçari nga Rusani i Delvinës, i cili sipas hetuesve ëshët qëlluar për vdekje nga Elis Salaj. Pas zbardhjes së dinamikës së ngjarjes, Prokuroria greke ka firmosur 8 urdhër arreste për vrasjen e Pëllumb Islami./newsbomb.gr

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit